Një natë më parë, Danjeli u përfshi sërish në një debat me lojëra fjalësh, ironi dhe ndonjëherë edhe ofendime me Elsamedin dhe këtë nisi ta diskutojë ditën e sotme me Olsin.
Olsi thotë se Elsamedi reagon çuditshëm. “Ashtu bëri edhe ndaj Lupçes teksa po luanin, ndërsa me ty e pash që në fytyrë që ishte fik fare dhe mendova se do të gjuante”, i thotë Olsi Danjelit.
“Edhe unë mendova se do të më gjuante nëse do të kisha thënë edhe një fjalë të vetme”, thotë Danjeli.
Ndërsa Fotinia i kërkon mendimit Olsit, nëse Danjeli e kishte provokuar Elsamedin.
“Ai kishte grumbulluar gjatë gjithë ditës dhe shpërtheu në mbrëmje”, thotë Olsi.