Saturday, December 23, 2023

Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP 2



Nuk ka asnjë surprizë. Luiz Ejlli është shpallur fitues i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 2”, duke fituar çmimin prej 100 mijë eurosh. Ishte Kristi ai i cili u përball “kokë më kokë” me Luizin, por mori vendin e dytë, dhe ashtu siç pritej u shpall fitues këngëtari nga Shkodra. 


Luizi shkoi në finale bashkë me Efin, Dea Mishel dhe Kristin. Dea Mishel ishte finalistja e parë e eliminuar, e pasuar nga Efi. Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri. Kanë qenë këto disa nga emocionet e forta që Luizi, protagonisti kryesor i këtij formati, dhuroi gjatë gjithë kësaj kohe për publikun shqiptar. 


Ashtu siç e kishte paralajmëruar që prej fillimit të këtij edicioni të Big Brother Vip, Luizi Ejlli më në fund bëri realitet “ëndrrën” e tij duke fikur edhe dritat e shtëpisë dhe duke i dhënë fund edhe këtij edicioni të Big brother Vip Albania.



Lexo Më Shumë

Wednesday, December 20, 2023

Ja kur do filloj Big Brother VIP Albania 3



“Big Brother Vip Albania”, spektakli që mban të ngulur pranë ekranit të gjithë publikun për javë të tëra, më në fund ka një konfirmim për edicionin e ri. 

Show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, prej muajsh është përfshirë nga aludime për nisjen e sezonit të tretë. 


Tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim. Vetëm pak më parë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ka zbuluar se kur do të nisë. 


Ndonëse të gjithë shpresonin se do të ishte fundi i këtij viti koha kur do të fillonte edicioni i tretë, duket se gjithçka i është lënë vitit të ri. Edicioni i tretë do të jetë në 2024-ën, por ende nuk dihet se kur ekzaktësisht. Mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.





Lexo Më Shumë

Friday, February 18, 2022

Iliri është fituesi i Big Brother Vip



Shumë emocione, debate e përplasjesh gjatë këtyre 136 ditëve qëndrimi në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP. 

Pas shumë sfidave, katër banorë arritën që ta prekin finale. Iliri, Donaldi, Enxhi dhe Beniada janë ata që shkuan deri në finale. 

Dy finalistët e fundit mbetën Iliri dhe Donaldi. 

Big Brother Vip ka shpallur fitues Iliri.

Fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.
Lexo Më Shumë

Tuesday, January 11, 2022

Iliri, Einxheli apo Dagz-i? Ky është banori që u eliminua sonte



Iliri, Dagz-i dhe Einxhel ishin tre më të votuarit nga banorët për të shkuar në nominime, shkruan lajmi.net.


Donaldi si i preferuar i publikut kishte mundësinë të ndryshonte rezultatin por ai preferoi që mos ta bënte atë.

E këtë të martë me votat e publikut u eliminua Einxhel.

Iliri ishte përballë çiftit të krijuar së fundi brenda shtëpisë së BBV-së.

Kujtojmë se Dagz-i ishte eliminuar javë më parë bashkë me Pm-in por pas votave të publikut si më i preferuari mes dyshes, Dagz u rikthye përsëri në shtëpinë e Big Brother VIP./shqip.info



Lexo Më Shumë

Monday, January 10, 2022

Ç’po ndodh mes Noizyt dhe Bora Zemanit? Video që i ka bërë të gjithë të flasin



Më datën 9 janar, moderatorja Bora Zemani festoi ditëlindjen. Ajo kishte organizuar një festë të veçantë, ku mes shumë të ftuarve ishin edhe personazhe të njohur të skenës.

Në një moment e ka marrë mikrofonin, reperi i njohur, Noizy, i cili pak përpara se të këndojë ka shkëmbyer shikime dhe buzëqeshje me Borën.

Nuk dihet se cili raporti që dyshja kanë me njëri-tjetrin, por të gjithë janë bërë kuriozë, nëse prej tyre mund të presim ndonjë projekt televiziv ose muzikor. Gjithçka mbetet për t’u parë, ndonëse kureshtja është e madhe. l.k





Lexo Më Shumë

Friday, January 7, 2022

A do të hyjë sonte Bora në “Big Brother VIP”?


Emri i Bora Zemanit ishte më i lakuari së fundi. Kështu, sot e dje ka qarkulluar lajmi se ajo sonte do të futet në shtëpinë e Big Brother VIP.

Kjo e ka detyruar të reagojë edhe opinionistin Olti Curri.

Ai e ka mohuar lajmin duke u shprehur:

“Jo, Bora nuk hyn sonte në shtëpinë e BB VIP (se mu shkri telefoni si akullore në diell nga sms-të)”.








Lexo Më Shumë

”Jam në siklet”/ Einxhel këmbëngul që lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte


Einxhel këmbëngul se lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte brenda shtëpisë.

Ajo i ka treguar Monikës se kishte gjithnjë besimin se gjërat i kishte në kontroll por nuk rezultoi kështu.

‘’Dagzi më bën të ndihem mirë, gjithnjë më ka bërë të ndihem mirë. Por prap them se kjo gjë nuk duhet të ndodhte këtu. Kisha shumë besim se gjërat i kisha në kontroll. Kjo është një pjesë e imja që nuk doj ta ndaja, jam shumë në siklet. ’’,- tha ajo.

Nga ana tjetër Monika e inkurajoi duke i thënë se jeta nuk mund të planifikohet pasi është gjithçka përveçse matematikë.

‘’Sa gjëra kemi menduar ne dhe na kanë dalë ndryshe. Jetës nuk i dihet, nuk bëhet dot matematikë. Mos ji e kontrolluar pasi bëhesh e bezdisshme. Nëse kjo gjëja të bën të lumtur atëherë shijoje. Vetëkontrolli jot më lodh, nëse do ta shijosh vazhdo shijoje’’,-u shpreh ajo.



Lexo Më Shumë