Showing posts with label Big Brother Albania Vip. Show all posts
Showing posts with label Big Brother Albania Vip. Show all posts

Wednesday, December 20, 2023

Ja kur do filloj Big Brother VIP Albania 3



“Big Brother Vip Albania”, spektakli që mban të ngulur pranë ekranit të gjithë publikun për javë të tëra, më në fund ka një konfirmim për edicionin e ri. 

Show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, prej muajsh është përfshirë nga aludime për nisjen e sezonit të tretë. 


Tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim. Vetëm pak më parë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ka zbuluar se kur do të nisë. 


Ndonëse të gjithë shpresonin se do të ishte fundi i këtij viti koha kur do të fillonte edicioni i tretë, duket se gjithçka i është lënë vitit të ri. Edicioni i tretë do të jetë në 2024-ën, por ende nuk dihet se kur ekzaktësisht. Mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.





Lexo Më Shumë

Friday, February 18, 2022

Iliri është fituesi i Big Brother Vip



Shumë emocione, debate e përplasjesh gjatë këtyre 136 ditëve qëndrimi në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP. 

Pas shumë sfidave, katër banorë arritën që ta prekin finale. Iliri, Donaldi, Enxhi dhe Beniada janë ata që shkuan deri në finale. 

Dy finalistët e fundit mbetën Iliri dhe Donaldi. 

Big Brother Vip ka shpallur fitues Iliri.

Fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.
Lexo Më Shumë

Friday, January 7, 2022

A do të hyjë sonte Bora në “Big Brother VIP”?


Emri i Bora Zemanit ishte më i lakuari së fundi. Kështu, sot e dje ka qarkulluar lajmi se ajo sonte do të futet në shtëpinë e Big Brother VIP.

Kjo e ka detyruar të reagojë edhe opinionistin Olti Curri.

Ai e ka mohuar lajmin duke u shprehur:

“Jo, Bora nuk hyn sonte në shtëpinë e BB VIP (se mu shkri telefoni si akullore në diell nga sms-të)”.








Lexo Më Shumë

”Jam në siklet”/ Einxhel këmbëngul që lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte


Einxhel këmbëngul se lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte brenda shtëpisë.

Ajo i ka treguar Monikës se kishte gjithnjë besimin se gjërat i kishte në kontroll por nuk rezultoi kështu.

‘’Dagzi më bën të ndihem mirë, gjithnjë më ka bërë të ndihem mirë. Por prap them se kjo gjë nuk duhet të ndodhte këtu. Kisha shumë besim se gjërat i kisha në kontroll. Kjo është një pjesë e imja që nuk doj ta ndaja, jam shumë në siklet. ’’,- tha ajo.

Nga ana tjetër Monika e inkurajoi duke i thënë se jeta nuk mund të planifikohet pasi është gjithçka përveçse matematikë.

‘’Sa gjëra kemi menduar ne dhe na kanë dalë ndryshe. Jetës nuk i dihet, nuk bëhet dot matematikë. Mos ji e kontrolluar pasi bëhesh e bezdisshme. Nëse kjo gjëja të bën të lumtur atëherë shijoje. Vetëkontrolli jot më lodh, nëse do ta shijosh vazhdo shijoje’’,-u shpreh ajo.



Lexo Më Shumë

Wednesday, November 10, 2021

Banorët ngrenë dolli për Dj PM dhe Sarën





Mbrëmja e sotme është organizuar nga Sense Resto-Longue.

Banorët janë duke shijuar ushqimin e përgatitur nga shefat e kësaj kuzhine dhe duke u kënaqur në prezencën e njëri-tjetrit.

Nuk mungojnë dollitë e ngritura,ku ishte Donaldi ai që kërkoj që ata të ngrenë një dolli për Pajtimin dhe Sarën,dyshen më të preferuar në shtëpi.

Shpresojmë ti shohim gjithmonë banorët kaq të afruar dhe të bashkuar me njëri-tjetrin.

Lexo Më Shumë

Merr fund armiqësia mes Semit dhe Fifit/ Vajzat tregojnë historinë e mosmarrëveshjeve



Konflikti mes Semit dhe Fifit para se të futeshin në Big Brother Vip ka marrë fund dhe të dyja kanë bërë paqe. 

Fifi është shprehur se Semi nuk e ka falënderuar kur ajo i ka qëndruar shumë pranë në momente shumë të vështira të jetës së saj, ndërsa të dyja e kanë sqaruar këtë çështje. 

“Unë nuk jam njeriu që them faleminderit me fjalë. Mendoja se ia kisha thënë duke treguar gjërat e mia personale, që nuk ia them njeriu. Falënderova Florin, Klajdin, Brunon atë natë. Po të kam qenë mirënjohëse sidomos tani pas bisedës sepse e di që kam nevojë për një njeri që e di se si jam vërtet”, tha Semi.

Semi i ka kërkuar falje, pasi është vetë personi që nuk tregon mirënjohje me fjalë për personat që i rrinë afër, duke theksuar se është një nga gjërat që duhet të ndryshojë tek vetja.

Edhe Fifi e ka pranuar që e ka pasur edhe ajo një pjesë të fajit, por që tani kanë mbështetjen e njëra-tjetrës.

“Shumë mirë që u hap puntata me muhabetin tonë, se banorët se kanë kuptuar këtë gjendjen tonë. Kam ndjerë një lloj përgjegjësie, boshllëku, se realisht kam thënë është Semi brenda e kur kemi hy s’kemi fol me njëra tjetrën, pa sens fare. Por jam shumë e lumtur që mu rikthye shoqja. E kam parë shumë shpesh Semin keq, por unë e kuptoj që jam kokëmushkë. Por ditët e fundit e kam parë që s’ka qenë mirë. E ndjeva që duhet me u sqaru me Semin dhe me e heq këtë energji negative dhe me ia nis aty ku e kemi lënë përgjys”, tha Fifi.
Lexo Më Shumë

Tuesday, November 9, 2021

“Je tendencioz!” Donaldi dhe Iliri sërish në qendër të konflikteve (Fotot)



Iliri dhe Dondaldi janë përshirë në një debat të nxehtë në momentin e ardhjes së instruktorëve të jogas në shtëpinë e Big Brother Vip. 

 Donaldi e quan tendecioz Ilirin, ndërsa ky i fundit i tha se ishte zhurmuesi i shtëpisë.

“Unë shumë thjesht e them kur gjërat bëhen me qëllim, unë e di që Monikës i jep bezdi diçka unë përpiqem ta respektoj. Në një ambient unë nuk e bëj zhurmuesin, nuk bëj batuta. 

Nuk mendoj që më provokoi, thjesht unë isha një pjesëtar i asaj gjësë që po e gëzonin të gjithë dhe ishte ai që krijonte atë lloj ambient dhe unë nuk doja se nuk isha mësuar me këtë lloj respekti”, tha Ilirin.

“Edhe pse Zhorzh nuk e kuptoi shumë qartë dhe nuk e di përkthimin që i është bërë, përgjigja e tij ishte shumë gjenerike”, tha Iliri.

“Unë nuk po të kuptoj ty”, tha Donaldi.

“Kur ti e di që unë e kam bezdi, mos bëj atë që unë kam bezdi”, tha Iliri.

“Duhet të rri të bëj unë ushtrimet serioz? 

Unë u kënaqa”, tha Donaldi.

“Veç Donaldit ishin të gjithë okay. 

Në ambientin tonë të punës kur bën zhurmuesin i heqin prizën”, tha Iliri.

“Unë nuk e kuptoj rolin tënd këtu. 

Unë e kam ditur se sa tendencioz je dhe në të gjithë këtë situatë që ishte nuk kam dashur të debatoj me ty se është e kotë”, tha Donaldi.
Lexo Më Shumë