Showing posts with label Big Brother. Show all posts
Showing posts with label Big Brother. Show all posts

Saturday, December 23, 2023

Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP 2



Nuk ka asnjë surprizë. Luiz Ejlli është shpallur fitues i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 2”, duke fituar çmimin prej 100 mijë eurosh. Ishte Kristi ai i cili u përball “kokë më kokë” me Luizin, por mori vendin e dytë, dhe ashtu siç pritej u shpall fitues këngëtari nga Shkodra. 


Luizi shkoi në finale bashkë me Efin, Dea Mishel dhe Kristin. Dea Mishel ishte finalistja e parë e eliminuar, e pasuar nga Efi. Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri. Kanë qenë këto disa nga emocionet e forta që Luizi, protagonisti kryesor i këtij formati, dhuroi gjatë gjithë kësaj kohe për publikun shqiptar. 


Ashtu siç e kishte paralajmëruar që prej fillimit të këtij edicioni të Big Brother Vip, Luizi Ejlli më në fund bëri realitet “ëndrrën” e tij duke fikur edhe dritat e shtëpisë dhe duke i dhënë fund edhe këtij edicioni të Big brother Vip Albania.



Lexo Më Shumë

Tuesday, November 9, 2021

“Mos ma thuaj emrin, më thuaj e pafytyrë”, Arditi futet sërish në Big Brother për t’u përballur me Fifin



Arditi, banori i cili u eleminua javën e kaluar nga shtëpia e Big Brother VIP, ka marrë rrugën drejt shtëpisë për t’u përballur me Fifin. Pas daljes ai është shprehur i zhgënjyer nga këngëtarja e cila e vuri në nominim përballë Donaldit, shkruan Gazeta Online shqip.info. Fifi fillimisht nuk ka pranuar ta takojë këngëtarin, duke thënë se thjesht nuk dua, por që më pas ka dalur në oborr. Me të takuar Arditin, ku kishin një xham që i ndante, Fifi u shpreh se nuk donte që ai ta thërriste në emër. “Mos ma thuaj emrin, më thuaj e pafytyrë”, i tha Fifi-Arditit.
Lexo Më Shumë

Tuesday, October 5, 2021

FOTO/ Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga ambientet luksoze tek dhoma e dënimeve ku do të qëndrojnë VIP-at


Për herë të parë, moderatorja Arbana Osmani ka prezantuar shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Brenda shtëpisë më të madhe se 1000 metra katror, do të jetojnë për 100 ditë banorët VIP, të cilët do të vëzhgohen me 100 telekamera. 

Shtëpia nuk do të jetë me kushte të vështira, por super luksoze me sallon të madh, dhomë ndenje, ndërsa Vëllai i Madh është kujdesur që t’i sigurojë “kuzhinën” e ëndrrave.

Ndërsa dhoma e rrëfimit, një nga vendet më interesante të shtëpisë, ku banorët do të rehatohen dhe do të flasin me Big Brother për të rrëfyer të gjitha sekretet dhe për të hapur zemrën do të jetë tërësisht e kuqe. 

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë do të ketë një dhomë e vetme ku do të qëndrojnë të gjithë konkurrentët VIP.

Përveç kësaj, do të kenë hapësirë ku do të “përkëdhelen” me trajtime, SPA, thashetheme, herë pas here edhe makeup nga profesionistë në mënyrë që të ndihen ashtu siç janë, VIP.

Ndërsa dhoma e dënimeve është kthim pas në kohë, në vitet e errëta kur Shqipëria ishte në diktaturë, kur televizori ishte bardh e zi, tavolina modeste, telefonatat nuk bëheshin me iPhone por me telefon fiks, dollapi ishte bosh dhe mezi hapej…

Ndërsa dhoma e rrëfimit do të jetë me karrige druri.

Sa i përket oborrit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka hapësirë thuajse sa e gjithë shtëpia, ka një pishinë fantastike dhe i gjithi është në stilin maroken për të sjellë një tjetër ndjesi brenda shtëpisë.

Lexo Më Shumë

Tuesday, September 28, 2021

Big Brother Albania Vip

Reality Show më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri. Big Brother Vip do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit. Përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përballen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”. Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000,000 lekë.
Lexo Më Shumë

Friday, June 12, 2015

Big Brother Albania 9, së shpejti!




Apliko për t’u bërë pjesë e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri: 

Lexo Më Shumë

Kur do te filloj Big Brother Albania 9 ?






Big Brother Albania 8, spektakli me i ndjekur ne trevat shqiptare pritet te filloj ne muajin Shkurt, 2015. Ky spektakel pritet te sjell shume befasi, ndryshime nga ajo qe jemi mesuar te shohim edicionet e kaluara. Edhe kete vit, spektaklin do ta udheheq bukuroshja, Arbana Osmani.
Ky edicion pritet te jete me bombastiki nga te gjitha edicionet e meparshme te Big Brother Albania 8, te pakten keshtu na premton edhe ideatori i ketij reality show ne intervisten e dhene per uebfaqe tone.
Si gjithmone, stafi yne ka filluar muaj te tere para kohe pergatitjet qe kur te filloj Big Brother Albania 8, ne te jemi ne nivelin e duhur dhe te ju sherbejm si eshte me se miri.

Lexo Më Shumë

Big Brother Albania 9 Live




Big Brother Albania 8 Live Brother Live Ketu Live Te 2 Kanalet Falas

Lexo Më Shumë