Sunday, May 14, 2017

E preku ku s’duhej, Lupçe: Fotinia do të ma paguaj





Lupçe ka filluar një prej përplasjeve më të forta në shtëpi, e që po flitet nga të gjithë banorët e tjerë, atë përballë dy ish-miqve të tij më të mirë, Danjelin e Fotininë.


Ai ndjehet ende i acaruar nga fjalët që i ka thënë Fotinia në lidhje me partnerin e tij, Katerinën, duke e cilësuar dashurinë e tyre si “kot”.


“Ka për ta paguar atë gjë që më ka bërë mbrëmë për kokën time. Nëse është aq e zonja, ka për të gabuar, se nuk lejohet, nuk është e hijshme. Më thotë dashuria jote e kot . Më rrofshin 9 vite që kë unë u rrita me një person që e kam akoma përkrah e dhashë përgjigjen. Mund t’ia jepja dhe akoma më mirë”, shprehet Lupçe.


Më tej ai thotë se është i mërzitur nga Danjeli sepse e ka ofenduar. “Më prekin shumë fjalët, ato që ka thënë Danjeli, nga ana ime s’falet këtu dhe jashtë. Nuk e shpëlan dot gojën Danjeli, se un për veten time nuk e kam ofenduar fare. Kam mbajtur gojën në maksimum. E më thotë partnerja e tij e dashur, ‘na flet ti për pastërtinë e te dyve’”.