Ndërsa Lupçe flet rreth situatës së krijuar brenda në shtëpi mes tij dhe Katerinës, Donaldi e ngacmon nëse u tremb ndopak nga zarfi i zi, ku thuhej edhe nominimi automatik i tij.
Lupçe shprehet se nuk është trembur, e Donaldi e sqaron sepse ka vënë re se Olsi u prek kur dëgjoi se do të kishte një zarf të zi.
“Olsi sikur u pre pak”, thotë Donaldi, ndërsa Lupçe vijon me justifikimin e situatës duke u shprehur se ai e pranoi gabimin, por nuk ishte faji i tij, por i Katerinës që e bëri të dalë nga vetja.