Pas debateve të ditës së parë mes Fiorentinës dhe Elsamedit, u duk sikur mes tyre kishte një armëpushim, por nuk ka rezultuar kështu.
Edhe pse me tone më të ulëta, sot ka pasur një fërkim mes tyre. E ashtu siç ndodh në të shumtën e rasteve, Fiorentina vetëshpallet fituese e debatit.
“Ngaqë erdhi e enjtja ka rënë në qetësi se ka fol për këngë, po nuk e di ai që unë nuk e llogaris fare. u mundua te kapej me mua me fjale me batuta”, shprehet ajo pasi Elsamedi është larguar, ndërsa shton se “iku se nuk po ia varte njeri”.