Showing posts with label Fiorentina. Show all posts
Showing posts with label Fiorentina. Show all posts

Sunday, June 25, 2017

Fiken dritat e shtëpisë së Big Brother. Kush do të jetë fituesi?!





Për afro 100 ditë ata kanë qëndruar të izoluar brenda shtëpisë së Big Brother, brenda shtëpisë që ata kanë dhënë gjithçka, çdo emocion.


Dy çiftet finaliste Fiorentina-Olsi  dhe Danjel-Fotini kanë qenë të fundit që janë larguar nga ajo shtëpi, e ky është edhe momenti që do të fiken edhe dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Por se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh të këtij Big Brother, mbetet për t’u parë në minutat në vijim.


Lexo Më Shumë

Thursday, June 1, 2017

Fiorentina xheloze edhe për Donën: Do të mi marrë të gjithë





Prova e javore ka shkaktuar shumë situata të reja brenda në shtëpi, duke nxjerrë në pah edhe xhelozi të reja.


Xhelozia e Fiorentinës për Ambrën është vënë re që nga momenti i parë që kjo e fundit shkeli në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.


Por bërja grup e Olsit me Ambrën dhe Donën ka sjellë tek Fiorentina një tjetër ndjenjë xhelozie, jo për Ambrën, por për Donën.


“Dona do që të ketë të gjithë gjërat që kam unë. Duke filluar nga gjërat e vogla tek më të mëdhatë”, i thotë Fiorentina, Fotinisë, duke aluduar ndoshta se Dona do që t’i marrë edhe Olsin.


Lexo Më Shumë

Sjellja e Olsit, Fiorentina shpërthen në lot





Ndarja me grupe nga “Vëllai i Madh” duket se ka qenë e padrejtë, pasi nëse Olsi-Ambra-Dona po argëtohen jashtëzakonisht shumë me njëri-tjetrin Fiorentina së bashku me Elsamedin po vuajnë sjelljet e partnereve të tyre.


Por ajo që e vuan dhe e shpreh më shumë situatën e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother është Fiorentina e cila ka shpërthyer edhe në lot duke parë sjelljen e Olsit me dy vajzat e tjera.


“Për mua çfarëdolloj gjëje të ndodhi kur të mbaroje s’ka asnjë vlerë me kaq pak kuptova shumë gjëra nga personi që kam në krah”, shprehet ajo, ndërsa fillojnë t’i dalin edhe lotët.


Fotinia dhe Elsamedi përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë se sa e fortë ajo është në krahasim me banorët e tjerë dhe sa e dobët bëhet para Olsit.


“Sa keq është kur je i fortë shumë para të gjithëve edhe e ke dobësi dikë. E ke ti e kam edhe unë. Prandaj dola vetëm, je shumë e fortë përball të gjithëve, por përball asaj dhe atij je i dobët nuk reagon dot”, shprehet Elsamedi.


Ndërkohë që Fotinia i thotë se kjo provë maksimumi 2 ditë do të zgjasë, e pas kësaj do të rikthehet rutina.


Lexo Më Shumë

Wednesday, May 31, 2017

Fiorentina-Fotinisë: Edhe unë do thoja “Po”, por do isha penduar më pas





Fiorentina ua përsërit edhe njëherë tjetër qëndrimin që ka për martesën vetë Danjelit dhe Fotinisë.


“Unë thashë bravo ju qoftë që morët një vendim kaq të bukur si martesa. Edhe unë do të kisha pranuar si ty Fotini, por më pas do të isha penduar. Ja thashë edhe Olsit që ju mbështes për këtë, por unë si Fiorentinë do të kërkojë një ditë, ose dy ditë kohë për t’u menduar se kështu jam”, thotë ajo.


Fiorentina i tregon çiftit të sapomartuar edhe mendimin e Olsit për këtë.


“Ai më tha që dashurinë e kanë përjetuar këtu brenda dhe jo jashtë. Më tha që Fotinia e ka bërë një gjë të tillë se ka vuajtur shumë dhe në momentin e parë që i erdhi lumturia, e pranoi”, rrëfen Fiorentina.


Lexo Më Shumë

E thënë nga Fiorentina: Ajo Elisona vetëm ha





Fiorentina ka disa vërejtje për Elisonën në lidhje me oreksin dhe këto vërejtje ja thotë partnerit të saj, Donaldit.


“Ajo vetëm pi cigare nuk di të pushojë, por gjithashtu nuk pushon dhe vetëm ha. Ja thashë njëherë, por kujton se ja them për të keq. S’ja them për keq, se që kur ka hyrë ka marrë dyfishin e kileve”, i thotë ajo.


Këtë vërejtje Donaldi thotë se ja ka bërë edhe ai vetë dhe më pas shton me shaka sesi e ka kuptuar që partnerja e tij është shëndoshur.


“E shoh vetën unë se i është rënduar dora”, thotë ai.


Lexo Më Shumë

Fiorentina: Ja pse nuk i sulmoj për martesën





Fiorentina diskuton me Lupçen në lidhje me debatet e fundit të ndezura në shtëpi me Fotininë dhe Danjelin pas martesës së tyre.


Fiorentina i thotë se është ndjerë keq për faktin se ishte hera e parë që pa Fotininë të përlotur dhe për këtë nuk e sulmon si çift për martesën që bënë brenda shtëpisë.


“Në gjërat e tjera, unë jam e para që mund ta sulmoj”, thotë ajo.


Lexo Më Shumë

Çiftet më të forta sipas Fiorentinës dhe Lupçes





Me Olsin dhe Fiorentinën në oborr, Lupçe diskuton për lojën brenda shtëpisë dhe i bën një pyetje nga e cila kërkon përgjigjje të sinqertë nga Fiorentina.


“Cilët të duken çiftet më të fortë në shtëpi, përfshirë këtu edhe veten tëndë dhe më pas të them unë përgjigjjen time, përfshirë edhe unë veten tim”, thotë ai.


“Të shoh ty dhe Danjelin, veten edhe e shoh, edhe nuk e shoh tek çiftet e forta këtu”, përgjigjet Fiorentina.


“Unë të shoh ty, Danjelin dhe veten time edhe unë, edhe e shoh, edhe s’e shoh”, i thotë Lupçe.


Lexo Më Shumë