Olsi flet me Lupçen për një situatë që pati më herët me Musën dhe thotë se ai nuk ka burrëri.
“I kërkova të më qethte, por filloi duke më bërë naze. Më tha që më parë duhet të flisja me Donën, t’i kërkoja falje. I thash që të ma priste shkurt dhe më tha jo. Unë nuk e kam aspak problem. Unë jam qethur vetë në burg e jo më këtu”, tregon Olsi.
Ai thotë më tej se Musa bën sikur mbron partneren, por nuk ka burrëri. “Ai bën tipin që mbron partneren, por partneren sot e ke nesër se ke, por burrëria ku është këtu”.