Showing posts with label Olsi. Show all posts
Showing posts with label Olsi. Show all posts

Sunday, June 25, 2017

Fiken dritat e shtëpisë së Big Brother. Kush do të jetë fituesi?!





Për afro 100 ditë ata kanë qëndruar të izoluar brenda shtëpisë së Big Brother, brenda shtëpisë që ata kanë dhënë gjithçka, çdo emocion.


Dy çiftet finaliste Fiorentina-Olsi  dhe Danjel-Fotini kanë qenë të fundit që janë larguar nga ajo shtëpi, e ky është edhe momenti që do të fiken edhe dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Por se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh të këtij Big Brother, mbetet për t’u parë në minutat në vijim.


Lexo Më Shumë

Thursday, June 1, 2017

Sjellja e Olsit, Fiorentina shpërthen në lot





Ndarja me grupe nga “Vëllai i Madh” duket se ka qenë e padrejtë, pasi nëse Olsi-Ambra-Dona po argëtohen jashtëzakonisht shumë me njëri-tjetrin Fiorentina së bashku me Elsamedin po vuajnë sjelljet e partnereve të tyre.


Por ajo që e vuan dhe e shpreh më shumë situatën e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother është Fiorentina e cila ka shpërthyer edhe në lot duke parë sjelljen e Olsit me dy vajzat e tjera.


“Për mua çfarëdolloj gjëje të ndodhi kur të mbaroje s’ka asnjë vlerë me kaq pak kuptova shumë gjëra nga personi që kam në krah”, shprehet ajo, ndërsa fillojnë t’i dalin edhe lotët.


Fotinia dhe Elsamedi përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë se sa e fortë ajo është në krahasim me banorët e tjerë dhe sa e dobët bëhet para Olsit.


“Sa keq është kur je i fortë shumë para të gjithëve edhe e ke dobësi dikë. E ke ti e kam edhe unë. Prandaj dola vetëm, je shumë e fortë përball të gjithëve, por përball asaj dhe atij je i dobët nuk reagon dot”, shprehet Elsamedi.


Ndërkohë që Fotinia i thotë se kjo provë maksimumi 2 ditë do të zgjasë, e pas kësaj do të rikthehet rutina.


Lexo Më Shumë

Wednesday, May 31, 2017

Fotinia e zhgënjyer: Nuk e prisja…





Pas debateve me banorët e tjerë në oborr, Danjeli dhe Fotinia kthehen në dhomën e çiftit lider.


Fotinia thotë se nga të gjithë e priste këtë sjellje, me përjashtim të Olsit dhe të çiftit Lupçe Katerina.


“Jam shumë e zhgënjyer se nuk e prisja që të jenë kaq të ftohtë në lidhje me ne”, thotë ajo.


Sipas saj, edhe ato që thonë, nuk i kanë mendime të tyret, por janë të ndikuar nga njëri-tjetri.


“Nuk kanë një mendim të tyrin.Marrin nga të gjithë dhe formojnë një mendim”, thotë ajo.


Danjeli i thotë se s’ka pse mërzitet për këtë pjesë.


Lexo Më Shumë

Saturday, May 27, 2017

Olsi në dush me Ambrën…





Olsi dhe Ambra rastësisht kanë përfunduar duke bërë dush në të njëjtën kohë.


Ambra ishte futur më parë në dush, ndërsa pas saj qëndronte Elsamedi, i cili pastronte mjekrën.


Më pas, vjen Olsi që nuk heziton të futet edhe ai në dush në të njëjtën kohë edhe pse aty ishte edhe Ambra. Ndërsa Elsamedi vazhdonte të qëndronte pas tyre duke pastruar mjekrën.




Olsi nis të flasë me Ambrën për Musën dhe Donën, duke i thënë asaj se Musa preket shpejt për një gjë që i thotë partnerja e tij.


Lexo Më Shumë

Friday, May 26, 2017

Olsi: Ku e ka burrërinë Musa





Olsi flet me Lupçen për një situatë që pati më herët me Musën dhe thotë se ai nuk ka burrëri.


“I kërkova të më qethte, por filloi duke më bërë naze. Më tha që më parë duhet të flisja me Donën, t’i kërkoja falje. I thash që të ma priste shkurt dhe më tha jo. Unë nuk e kam aspak problem. Unë jam qethur vetë në burg e jo më këtu”, tregon Olsi.


Ai thotë më tej se Musa bën sikur mbron partneren, por nuk ka burrëri. “Ai bën tipin që mbron partneren, por partneren sot e ke nesër se ke, por burrëria ku është këtu”.


Lexo Më Shumë

Thursday, May 25, 2017

Prova e mollës, delikatesë dhe përqendrim!





Në shtëpi mbërrin një zarf dhe ai ka të bëjë me provën e javës për buxhetin.


Zarfin e lexon Fotinia: “Prova e javës konsiston në një lojë delikatese dhe përqendrimi. Provën duhet ta bëni të gjithë me radhë të ndarë sipas listës. Njëri nga partnerët duhet të rrijë shtrirë te sëndukët, ndërsa banori tjetër duhet të tërheqë mollën në gjithë trupin e personit të shtrirë nga këmbët deri te goja, duke përdorur vetëm gojën. Nëse njëri prej çifteve e rrëzon mollën, atëherë duhet ta vazhdojë një tjetër çift. Vajzat duhet të veshin streçe dhe kantieri, ndërsa djemtë nuk duhet të veshin bluzë, por vetëm xhinse”.


Banorët nisën menjëherë provën, e cila rezultoi mjaft interesante, por njëkohësisht edhe e vështirë për ta.


Rezultatin e kësaj prove, banorët do ta mësojnë të shtunën në mbrëmjen e spektaklit të kësaj jave.


Lexo Më Shumë

Vajzat fillojnë me kërkesat, Olsi-Donald të parët që “vuajnë”





Pas lojës me pantonime, vajzat fituan të drejtën që t’u kërkojnë djemve që t’u shërbejnë dhe t’u plotësojnë çdo kërkesë deri në fund të kësaj jave.


Të parët që vuajnë pasojat e humbjes së lojës janë Olsi dhe Donaldi, pas kërkesës së Fiorentinës dhe Elisonën për masazhe.


Por në fakt ato që duket se po vuajnë janë pikërisht vajzat, sepse trajtimi i Olsit dhe Donaldit nuk i ka kënaqur ato.


Lexo Më Shumë