Saturday, May 27, 2017

Zhdukja për 2 orë; Lupçe qan në krahët e Katerinës





Se çfarë ka ndodhur në 2 orë që djemtë u zhdukën nga shtëpia e Big Brother mbetet për t’u zbuluar vetëm gjatë mbrëmjes së spektaklit sonte, por një gjë është e sigurt mbrëmja e djeshme do të mbahet mend gjatë dhe do të ketë edhe ndikimin e saj si për mirë, si për keq në marrëdhëniet mes çifteve.


Duke parë reagimin e Katerinës pasi rikthehen në shtëpinë e Big Brother, Lupçe, edhe nën ndikimin e alkoolit, bëhet keq dhe fillon të qajë.


Pasi qetësohet, Katerina i shkon pranë dhe mundohet që ta qetësojë edhe Lupçen i cili nuk mund t’i tregojë se çfarë ka bërë dhe fillon të qajë edhe më shumë duke i thënë “Të dua shumë”.


Edhe Katerina i thotë se e do dhe i kërkon që të qetësohet.