Wednesday, October 6, 2021

Filloi Big Brother VIP! Prezantohen banorët VIP të shtëpisë më të famshme



“Big brother Albania Vip” sapo ka nisur ekperiencën e rrugëtimit dhe do te jete ne ekranin e Top Channel, deri ne janar.

Mbrëmjen e djeshme ne premierën e madhe i zbuluan 14 personazhet e parë.

Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Rudina apo e njohur prej shume vitesh si Paloma. Gjithashtu Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Semi Jaupaj, Granit Cana, Kledi Hysa, Arjona Demiri, Fifi, Ardit Cuni dhe Monika Lubonja janë emrat e parë që banuan shtëpinë e Big Brother. Një shtëpi e re, me ngjyra, shije dhe tepër komode.

Me karaktere dhe profesione te ndryshme, personazhet e Big Brother premtojnë shume spektakël dhe të papritura.

“Big Brother Vip” mund te ndiqet 24 ore ne dy kanale te dedikuara ne DigitAlb. Big Brother Vip 1 dhe 2 ne formatin HD. Dhe do te ofrohet falas deri me 10 tetor!

Nën produksionin e Lori Hoxhës, moderimin e Arbana Osmanit, si dhe me komentin e Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, shfaqja e madhe sapo filluar dhe premtoj shume surpriza. Big Brother po ju vëzhgon.