Saturday, May 27, 2017

Ku humbën djemtë?! Çfarë i vuri ata në rresht?!






Për afro 2 orë djemtë u “zhdukën” nga shtëpia e Big Brother. Po ku përfunduan ata?! Çfarë po bëjnë ata?! Si ka mundësi që i lanë vajzat vetëm?!


Këto e shumë pyetje të tjera kanë bërë 7 vajzat e mbetura vetëm në shtëpinë e Big Brother, e jo vetëm ato, nuk kanë qenë të pakta edhe mesazhet e ardhura nga teleshikuesit, të cilët nuk po i shikonin djemtë në asnjë prej ekraneve të Big Brother.


Një pyetje e cila do të marrë përgjigje vetëm gjatë spektaklit të sotëm, ku padyshim nuk do të mungojnë surprizat.


“Zhdukja” e djemve është vetëm fillimi, nuk keni parë asgjë akoma.