Ndërsa thuajse të gjithë djemtë janë të zënë për të bindur e të qetësuar partneret e tyre, më i qeti është Marjusi i cili i del në mbrojtje të gjithë djemve dhe ndryshe nga të gjithë të tjerët që vetëm thonë “nuk ndodhi asgjë”, ai u thotë vajzave edhe çfarë “bënë”.
“Nuk kem bërë asgjë, çfarë do të bënim në dhomën e rrëfimit, ishim 7 veta. Provuam rrobat që do të veshim për nesër. 7 veta nga 20 minuta u bënë 2 orë”, shprehet ai, por duket se vajzat nuk e besojnë variantin e tij.
Nëse Marjusi po thotë të vërtetën apo jo, mbetet për t’u parë gjatë spektaklit sonte. Por një gjë është e sigurt, asgjë nuk është ashtu siç duket dhe nuk keni parë asgjë akoma.