Friday, October 1, 2021

Zbulohen dy emra të tjerë! Artisti dhe ish-konkurenti që i bashkohen ‘Big Brother VIP’

 




TIRANË– Dy emra të rinj që do jenë pjesë e “Big Brother VIP” janë bërë të ditur në mediat rozë. Mësohet se ish-konkurrenti i “Big Brother” Valer Kolnikaj dhe kantautori Robert Aliaj do jenë pjesë e saj.

Më herët u konfirmuan si pjesë e “Big Brother” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj. Ndërkohë përflitet dhe për Ema Andrean, Arjola Demirin, Andi Artanin, Romeo Veshajn, Arjola Demirin dhe Anxhela Peristerin.

Tashmë na mbetet veç të presim se kush do jenë konkurentët zyrtarë të edicionit ‘VIP’.