Showing posts with label Big Brother ViP. Show all posts

Friday, October 1, 2021

Zbulohen dy emra të tjerë! Artisti dhe ish-konkurenti që i bashkohen ‘Big Brother VIP’

TIRANË– Dy emra të rinj që do jenë pjesë e “Big Brother VIP” janë bërë të ditur në mediat rozë. Mësohet se ish-konkurrenti i “Big Brother” Valer Kolnikaj dhe kantautori Robert Aliaj do jenë pjesë e saj.

Më herët u konfirmuan si pjesë e “Big Brother” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj. Ndërkohë përflitet dhe për Ema Andrean, Arjola Demirin, Andi Artanin, Romeo Veshajn, Arjola Demirin dhe Anxhela Peristerin.

Tashmë na mbetet veç të presim se kush do jenë konkurentët zyrtarë të edicionit ‘VIP’.

Lexo Më Shumë

Tuesday, September 28, 2021

Po vjen ‘Big Brother Vip’/ Shtëpia ku do hyjnë të famshmit është gati

Shtëpia e më e famshme në Shqipëri po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj. Ndryshe nga reality show-t e suksesshëm të këtij formati në Top Channel, ku hynin të panjohur e dilnin të famshëm, kësaj here banorët do të jenë vetë vipa ndaj misteri dhe kurioziteti për Big Brother Vip është më i madh se kurrë.

Por shtëpia e ‘Big Brother’ ka rregulla të rrepta të cilat nuk do të kursejnë as vipat që do të jenë në mëshirën e vëllait të madh. Personazhet e njohur do t’u nënshtrohen kërkesave të pazakonta, brenda një shtëpia gjigante nën dritën e prozhektorëve, dhjetëra kamerave dhe miliona syve përtej ekranit.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e reality show në Studio Nova. Dritat e shtëpisë ‘Big Brother’ do të ndizen në këtë studio gjigante në tetor kur dhe do të njihemi me personazheve të famshëm nga Shqipëria dhe Diaspora që vijnë para shikuesit si njerëz të zakonshëm, larg jetës së luksit, larg rrjeteve sociale. Big Brother do të zbulojë si janë njerëzit famshëm jashtë kamerave të studios.

Do t’i sjellë personazhet VIP ashtu siç janë ata, të vërtetë. 24 orë në 24 në 7 ditë të javës, pa censurë dhe siç nuk i keni njohur kurrë më parë.

Lexo Më Shumë

Big Brother Albania Vip

Reality Show më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri. Big Brother Vip do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit. Përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përballen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”. Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000,000 lekë.
Lexo Më Shumë

Wednesday, February 14, 2018

Big Brother Albania ViP ja se cili do të jetë prezantuesi i Big Brother Albania

 Edhe pse Arbana Osmani nis në shkurt programin e saj të ri "Dua të bëj të lumtur", ka ende fansa të Big Brother që pyesin kur do të nisë programi i tyre i preferuar

Heshtja duket se ka dhënë përgjigjen, Big Brother Albania nuk do të ketë këtë sezon. Nuk do të ketë Big Brother 10, por do të ketë Big Brother Vip 1.
Ledion Liço ka publikuar në Instagramin e tij një video promocionale për spektaklin më të ri televiziv që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, sipas modeleve të huaja. Shtëpia ku ngujohen për muaj me radhë konkurrentët, tani do të banohet nga personazhe të njohur, të cilët do pushojnë së jetuari si VIP, edhe pse ky koncept është paksa i tepruar për realitetin shqiptar, por do të bëhen edhe më të njohur.
Ndërkaq, fakti që këtë spot e ka publikuar vetëm Ledioni, tregon që prezantues do të jetë pikërisht ai. Sigurisht në ekranin e Top Channel.

Moderatori pyet në jeni gati, edhe pse kot... Nëse shqiptarët kanë ndjekur me interes jetët e të panjohurve, me siguri që do të lënë gjithçka për të parë si hanë, si pinë, si flasin, personazhet e njohur. 

Sunday, February 4, 2018

Zyrtare: Big Brother Albania VIP Se Shpejti

Big Brother Albania 10 VIP – Pas shumë thashethemesh më në fund këtë të Hënë Top Channel ka konfirmuar për të gjitha ato që flitej. Pak minuta më parë, nëpërmjet rrjeteve sociale televizioni kombëtar ka lancuar promon që paralajmëron edicionin e 10-të të Big Brother i cili këtë herë do të vij në formatin “Celebrity”, pra duke vendosur si banorë të shtëpisë së njohur personazhet publikë që na shoqërojnë gjatë gjithë kohës në media. Ende nuk ka emra se kush do të jenë ata që do të bëhen pjesë e këtij edicioni të reality show-t. “Big Brother VIP” vjen pas një rënie mjaft të madhe të edicionit të nëntë sa i përket audiencës ndryshe nga edicionet e kaluara, ku TCH këtë sezon ka menduar të sjellë një format ndryshe për të rritur interesin televiziv. Formati i njohur Reality Show pritet të nisë së shpejti pas “Dua të të Bëj të Lumtur”, prime time. Ndërkohë që emri i drejtuesit të formatit dhe se kush do të jetë autori i spektaklit mbetet ende për t’u zbuluar, ashtu si edhe banorët e shtëpisë!