Showing posts with label Big Brother Vip Albania. Show all posts
Showing posts with label Big Brother Vip Albania. Show all posts

Wednesday, November 10, 2021

Spektakli nis me një surprizë të papritur, që gëzon të gjithë konkurrentët



Graniti, Monika, Sarah dhe Iliri ishin të nominuarit e javës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një nga të katërt duhet të linte sonte shtëpinë. Gjatë javës, u largua aktori Igli Zarka, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhje nevojës për t’u trajtuar në spital.

 Kështu, moderatorja Arbana Osmani, njofton se, meqë një banor e ka lënë shtëpinë e “Vëllait të Madh”, sonte askush nuk do të largohet, ndërsa nominimet vlejnë për ditët në vazhdim dhe një prej tyre do të eliminohet të premten.

Ra në sy përqafimi plot emocion i Fifit me Sarën. E pyetur nga Arbana, ajo thotë se “tani po e bën kunatë”, duke iu referuar flirtimeve që ka pasur këto ditë mes Sarën dhe Dj Pm.
Lexo Më Shumë

Tuesday, November 9, 2021

“Mos ma thuaj emrin, më thuaj e pafytyrë”, Arditi futet sërish në Big Brother për t’u përballur me Fifin



Arditi, banori i cili u eleminua javën e kaluar nga shtëpia e Big Brother VIP, ka marrë rrugën drejt shtëpisë për t’u përballur me Fifin. Pas daljes ai është shprehur i zhgënjyer nga këngëtarja e cila e vuri në nominim përballë Donaldit, shkruan Gazeta Online shqip.info. Fifi fillimisht nuk ka pranuar ta takojë këngëtarin, duke thënë se thjesht nuk dua, por që më pas ka dalur në oborr. Me të takuar Arditin, ku kishin një xham që i ndante, Fifi u shpreh se nuk donte që ai ta thërriste në emër. “Mos ma thuaj emrin, më thuaj e pafytyrë”, i tha Fifi-Arditit.
Lexo Më Shumë

Tuesday, October 5, 2021

Big Brother Albania Vip Live






Ndiq Big Brother Vip Albania Live Ketu mund ta shikoni Big Brother VIP Albania Live nga cdo paisje e juaja smart.



Kjo eshte arsyeja se pse ne mundohemi ta shfaqim Big Brother VIP Albania Live ne cdo moment.

Shumica e publikut eshte shume i interesuar te shohin se si mund ti mbijetojne VIP-at kamerave 24/7.

Tjeter arsye eshte shkaku qe perbehet nga Personazhe VIP, disa nga publiku mund ta kene edhe VIP-in e preferuar apo me mire te themi Idolin e tyre mbrenda ketij Reality Show-i, e ku me mire se tek ne do mund ta shihte ate Live per 24ore.





Ku të shikoj BB Vip në Shqipëri?

Digitalb

Big Brother VIP, LIVE në Digitalb me dy kanale të dedikuar nga dy regji të ndryshme nga data 5 Tetor! @bigbrotheralb_vip @digitalb_official 

LIVE në DigitAlb Dy Kanalet: Big Brother 1 (kanali Nr.8) dhe Big Brother 2 (kanali Nr.9) kushtojnë 1,990 Lekë, për gjithë kohën që do të zgjasë spektakli. 

E përfitoni Falas, nëse bëni abonime 3 dhe 12 Mujore në Paketat Fillestare, Familjare e Premium.

Mund ta blini lehtësisht në të gjitha pikat zyrtare të shitjes DigitAlb, apo online Unit në digitalb.al. 

Ku të shikoj BB Vip në Kosovë? 

IPKO dhe Digitalb sjellin tek ju – Big Brother VIP Albania Shfaqja më interaktive argëtuese në ekran ndonjëherë

Lexo Më Shumë

FOTO/ Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga ambientet luksoze tek dhoma e dënimeve ku do të qëndrojnë VIP-at


Për herë të parë, moderatorja Arbana Osmani ka prezantuar shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Brenda shtëpisë më të madhe se 1000 metra katror, do të jetojnë për 100 ditë banorët VIP, të cilët do të vëzhgohen me 100 telekamera. 

Shtëpia nuk do të jetë me kushte të vështira, por super luksoze me sallon të madh, dhomë ndenje, ndërsa Vëllai i Madh është kujdesur që t’i sigurojë “kuzhinën” e ëndrrave.

Ndërsa dhoma e rrëfimit, një nga vendet më interesante të shtëpisë, ku banorët do të rehatohen dhe do të flasin me Big Brother për të rrëfyer të gjitha sekretet dhe për të hapur zemrën do të jetë tërësisht e kuqe. 

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë do të ketë një dhomë e vetme ku do të qëndrojnë të gjithë konkurrentët VIP.

Përveç kësaj, do të kenë hapësirë ku do të “përkëdhelen” me trajtime, SPA, thashetheme, herë pas here edhe makeup nga profesionistë në mënyrë që të ndihen ashtu siç janë, VIP.

Ndërsa dhoma e dënimeve është kthim pas në kohë, në vitet e errëta kur Shqipëria ishte në diktaturë, kur televizori ishte bardh e zi, tavolina modeste, telefonatat nuk bëheshin me iPhone por me telefon fiks, dollapi ishte bosh dhe mezi hapej…

Ndërsa dhoma e rrëfimit do të jetë me karrige druri.

Sa i përket oborrit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka hapësirë thuajse sa e gjithë shtëpia, ka një pishinë fantastike dhe i gjithi është në stilin maroken për të sjellë një tjetër ndjesi brenda shtëpisë.

Lexo Më Shumë

Friday, October 1, 2021

Zbulohen dy emra të tjerë! Artisti dhe ish-konkurenti që i bashkohen ‘Big Brother VIP’

 




TIRANË– Dy emra të rinj që do jenë pjesë e “Big Brother VIP” janë bërë të ditur në mediat rozë. Mësohet se ish-konkurrenti i “Big Brother” Valer Kolnikaj dhe kantautori Robert Aliaj do jenë pjesë e saj.

Më herët u konfirmuan si pjesë e “Big Brother” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj. Ndërkohë përflitet dhe për Ema Andrean, Arjola Demirin, Andi Artanin, Romeo Veshajn, Arjola Demirin dhe Anxhela Peristerin.

Tashmë na mbetet veç të presim se kush do jenë konkurentët zyrtarë të edicionit ‘VIP’.

Lexo Më Shumë

Tuesday, September 28, 2021

Po vjen ‘Big Brother Vip’/ Shtëpia ku do hyjnë të famshmit është gati

 




Shtëpia e më e famshme në Shqipëri po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj. Ndryshe nga reality show-t e suksesshëm të këtij formati në Top Channel, ku hynin të panjohur e dilnin të famshëm, kësaj here banorët do të jenë vetë vipa ndaj misteri dhe kurioziteti për Big Brother Vip është më i madh se kurrë.

Por shtëpia e ‘Big Brother’ ka rregulla të rrepta të cilat nuk do të kursejnë as vipat që do të jenë në mëshirën e vëllait të madh. Personazhet e njohur do t’u nënshtrohen kërkesave të pazakonta, brenda një shtëpia gjigante nën dritën e prozhektorëve, dhjetëra kamerave dhe miliona syve përtej ekranit.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e reality show në Studio Nova. Dritat e shtëpisë ‘Big Brother’ do të ndizen në këtë studio gjigante në tetor kur dhe do të njihemi me personazheve të famshëm nga Shqipëria dhe Diaspora që vijnë para shikuesit si njerëz të zakonshëm, larg jetës së luksit, larg rrjeteve sociale. Big Brother do të zbulojë si janë njerëzit famshëm jashtë kamerave të studios.

Do t’i sjellë personazhet VIP ashtu siç janë ata, të vërtetë. 24 orë në 24 në 7 ditë të javës, pa censurë dhe siç nuk i keni njohur kurrë më parë.

Lexo Më Shumë

Big Brother Albania Vip

Reality Show më i suksesshëm rikthehet këtë sezon televiziv në ekranin e Top Channel, në një version krejtësisht të ri. Big Brother Vip do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit. Përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përballen me sfida aspak të lehta diktuar nga “vëllai i madh”. Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000,000 lekë.
Lexo Më Shumë