Showing posts with label Big Brother Albania Vip. Show all posts
Showing posts with label Big Brother Albania Vip. Show all posts

Wednesday, December 20, 2023

Ja kur do filloj Big Brother VIP Albania 3



“Big Brother Vip Albania”, spektakli që mban të ngulur pranë ekranit të gjithë publikun për javë të tëra, më në fund ka një konfirmim për edicionin e ri. 

Show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, prej muajsh është përfshirë nga aludime për nisjen e sezonit të tretë. 


Tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim. Vetëm pak më parë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ka zbuluar se kur do të nisë. 


Ndonëse të gjithë shpresonin se do të ishte fundi i këtij viti koha kur do të fillonte edicioni i tretë, duket se gjithçka i është lënë vitit të ri. Edicioni i tretë do të jetë në 2024-ën, por ende nuk dihet se kur ekzaktësisht. Mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.





Lexo Më Shumë

Friday, February 18, 2022

Iliri është fituesi i Big Brother Vip



Shumë emocione, debate e përplasjesh gjatë këtyre 136 ditëve qëndrimi në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP. 

Pas shumë sfidave, katër banorë arritën që ta prekin finale. Iliri, Donaldi, Enxhi dhe Beniada janë ata që shkuan deri në finale. 

Dy finalistët e fundit mbetën Iliri dhe Donaldi. 

Big Brother Vip ka shpallur fitues Iliri.

Fituesi do të shpërblehet me 100 mijë euro.
Lexo Më Shumë

Friday, January 7, 2022

A do të hyjë sonte Bora në “Big Brother VIP”?


Emri i Bora Zemanit ishte më i lakuari së fundi. Kështu, sot e dje ka qarkulluar lajmi se ajo sonte do të futet në shtëpinë e Big Brother VIP.

Kjo e ka detyruar të reagojë edhe opinionistin Olti Curri.

Ai e ka mohuar lajmin duke u shprehur:

“Jo, Bora nuk hyn sonte në shtëpinë e BB VIP (se mu shkri telefoni si akullore në diell nga sms-të)”.








Lexo Më Shumë

”Jam në siklet”/ Einxhel këmbëngul që lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte


Einxhel këmbëngul se lidhja me Dagz nuk duhet të ndodhte brenda shtëpisë.

Ajo i ka treguar Monikës se kishte gjithnjë besimin se gjërat i kishte në kontroll por nuk rezultoi kështu.

‘’Dagzi më bën të ndihem mirë, gjithnjë më ka bërë të ndihem mirë. Por prap them se kjo gjë nuk duhet të ndodhte këtu. Kisha shumë besim se gjërat i kisha në kontroll. Kjo është një pjesë e imja që nuk doj ta ndaja, jam shumë në siklet. ’’,- tha ajo.

Nga ana tjetër Monika e inkurajoi duke i thënë se jeta nuk mund të planifikohet pasi është gjithçka përveçse matematikë.

‘’Sa gjëra kemi menduar ne dhe na kanë dalë ndryshe. Jetës nuk i dihet, nuk bëhet dot matematikë. Mos ji e kontrolluar pasi bëhesh e bezdisshme. Nëse kjo gjëja të bën të lumtur atëherë shijoje. Vetëkontrolli jot më lodh, nëse do ta shijosh vazhdo shijoje’’,-u shpreh ajo.



Lexo Më Shumë

Wednesday, November 10, 2021

Banorët ngrenë dolli për Dj PM dhe Sarën





Mbrëmja e sotme është organizuar nga Sense Resto-Longue.

Banorët janë duke shijuar ushqimin e përgatitur nga shefat e kësaj kuzhine dhe duke u kënaqur në prezencën e njëri-tjetrit.

Nuk mungojnë dollitë e ngritura,ku ishte Donaldi ai që kërkoj që ata të ngrenë një dolli për Pajtimin dhe Sarën,dyshen më të preferuar në shtëpi.

Shpresojmë ti shohim gjithmonë banorët kaq të afruar dhe të bashkuar me njëri-tjetrin.

Lexo Më Shumë

Merr fund armiqësia mes Semit dhe Fifit/ Vajzat tregojnë historinë e mosmarrëveshjeve



Konflikti mes Semit dhe Fifit para se të futeshin në Big Brother Vip ka marrë fund dhe të dyja kanë bërë paqe. 

Fifi është shprehur se Semi nuk e ka falënderuar kur ajo i ka qëndruar shumë pranë në momente shumë të vështira të jetës së saj, ndërsa të dyja e kanë sqaruar këtë çështje. 

“Unë nuk jam njeriu që them faleminderit me fjalë. Mendoja se ia kisha thënë duke treguar gjërat e mia personale, që nuk ia them njeriu. Falënderova Florin, Klajdin, Brunon atë natë. Po të kam qenë mirënjohëse sidomos tani pas bisedës sepse e di që kam nevojë për një njeri që e di se si jam vërtet”, tha Semi.

Semi i ka kërkuar falje, pasi është vetë personi që nuk tregon mirënjohje me fjalë për personat që i rrinë afër, duke theksuar se është një nga gjërat që duhet të ndryshojë tek vetja.

Edhe Fifi e ka pranuar që e ka pasur edhe ajo një pjesë të fajit, por që tani kanë mbështetjen e njëra-tjetrës.

“Shumë mirë që u hap puntata me muhabetin tonë, se banorët se kanë kuptuar këtë gjendjen tonë. Kam ndjerë një lloj përgjegjësie, boshllëku, se realisht kam thënë është Semi brenda e kur kemi hy s’kemi fol me njëra tjetrën, pa sens fare. Por jam shumë e lumtur që mu rikthye shoqja. E kam parë shumë shpesh Semin keq, por unë e kuptoj që jam kokëmushkë. Por ditët e fundit e kam parë që s’ka qenë mirë. E ndjeva që duhet me u sqaru me Semin dhe me e heq këtë energji negative dhe me ia nis aty ku e kemi lënë përgjys”, tha Fifi.
Lexo Më Shumë

Tuesday, November 9, 2021

“Je tendencioz!” Donaldi dhe Iliri sërish në qendër të konflikteve (Fotot)



Iliri dhe Dondaldi janë përshirë në një debat të nxehtë në momentin e ardhjes së instruktorëve të jogas në shtëpinë e Big Brother Vip. 

 Donaldi e quan tendecioz Ilirin, ndërsa ky i fundit i tha se ishte zhurmuesi i shtëpisë.

“Unë shumë thjesht e them kur gjërat bëhen me qëllim, unë e di që Monikës i jep bezdi diçka unë përpiqem ta respektoj. Në një ambient unë nuk e bëj zhurmuesin, nuk bëj batuta. 

Nuk mendoj që më provokoi, thjesht unë isha një pjesëtar i asaj gjësë që po e gëzonin të gjithë dhe ishte ai që krijonte atë lloj ambient dhe unë nuk doja se nuk isha mësuar me këtë lloj respekti”, tha Ilirin.

“Edhe pse Zhorzh nuk e kuptoi shumë qartë dhe nuk e di përkthimin që i është bërë, përgjigja e tij ishte shumë gjenerike”, tha Iliri.

“Unë nuk po të kuptoj ty”, tha Donaldi.

“Kur ti e di që unë e kam bezdi, mos bëj atë që unë kam bezdi”, tha Iliri.

“Duhet të rri të bëj unë ushtrimet serioz? 

Unë u kënaqa”, tha Donaldi.

“Veç Donaldit ishin të gjithë okay. 

Në ambientin tonë të punës kur bën zhurmuesin i heqin prizën”, tha Iliri.

“Unë nuk e kuptoj rolin tënd këtu. 

Unë e kam ditur se sa tendencioz je dhe në të gjithë këtë situatë që ishte nuk kam dashur të debatoj me ty se është e kotë”, tha Donaldi.
Lexo Më Shumë

Beniada del nga shtëpia e “Big Brother”, takon Manushin dhe merr ofertën e papritur



Beniada doli për pak minuta nga shtëpia e “Vëllait të Madh” për të marrë një surprizë qe e habiti jo pak.

 
Jashtë shtëpisë e priste balerini i Top Channel, Enea, që e shoqëroi drejt studios së “Procesit Sportiv”. 

Atje e priste Ed Manushi, Alesia Bami dhe të ftuarit e tjerë. Manushi i propozoi modeles të jetë prezantuese e këtij formati të suksesshëm televiziv.

“Ne duam që ti të rrish deri në fund, të fitosh Big-un, dhe kur të vish të na bashkohesh ne”. 
 
Ajo pranoi dhe u shpreh se kjo gjë e emocionoi pa masë. 

 Me qetësinë, çiltërsinë dhe humorin e saj, Beniada ka rrëmbyer zemrën e qindra fansave, që siç opinionisti 

Arbër Hajdaraj tha, është një shembull se nuk ka nevojë për debate e tone të larta zëri, për t’u pëlqyer nga publiku.
Lexo Më Shumë

Spektakli nis me një surprizë të papritur, që gëzon të gjithë konkurrentët



Graniti, Monika, Sarah dhe Iliri ishin të nominuarit e javës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

. 

Një nga të katërt duhet të linte sonte shtëpinë. Gjatë javës, u largua aktori Igli Zarka, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhje nevojës për t’u trajtuar në spital.

.. 

Kështu, moderatorja Arbana Osmani, njofton se, meqë një banor e ka lënë shtëpinë e “Vëllait të Madh”, sonte askush nuk do të largohet, ndërsa nominimet vlejnë për ditët në vazhdim dhe një prej tyre do të eliminohet të premten.

... 

Ra në sy përqafimi plot emocion i Fifit me Sarën. E pyetur nga Arbana, ajo thotë se “tani po e bën kunatë”, duke iu referuar flirtimeve që ka pasur këto ditë mes Sarën dhe Dj Pm.
Lexo Më Shumë

Thursday, October 7, 2021

Mos vallë kemi një çift në Big Brother?




Banorët janë gjatë gjithë kohës me zhvillimin e provës së javës, por dhe ngacmimet me njëri-tjetrin nuk mungojnë. 

Një ndër to ka qenë Paloma e cila pyetBeniadën se me cilin nga banorët e sheh veten cift. Beniada pa hezituar thotë emrin e Arditit dhe më pas i kap dorën duke treguar shenjë afrimiteti. 

A do ti shohim në ditët në vazhdim si cift Beniadën dhe Arditin?Mbetet ta zbulojmë se si do vazhdojë ecuria e tyre.
Lexo Më Shumë

“E dashura më tha që nuk e ka problem nëse lidhem brenda shtëpisë”, Kledi rrëfen se është në një lidhje




Ndërsa të gjithë banoret janë angazhuar për të arritur provën e javës, Kledi dhe Monika po flisnin për jetët e tyre jashtë shtëpisë Big Brother.

Ai i tregon Monikës se jashtë është në një lidhje me një vajzë të huaj.

Ai tregon se ajo e dinte për hyrjen e tij në Big Brother dhe i ka thënë se nuk do e kishte problem nëse aty brenda do të gjente dikë tjetër.

“Nuk e kam problem nëse ti gjen dikë tjetër brenda në shtëpi”. Duket se kjo deklaratë nuk e ka shqetësuar Kledin të futet në Big Brother dhe të shijojë eksperiencën pa u ndikuar nga askush. Top Channel
Lexo Më Shumë

“Isha 16 vjeç dhe fajin e kishte…”/ Beniada rrëfen lidhjen e saj të parë: Nuk e duroja dot kur më puthte!



Beniada, e pyetur nga Monikën nëse është në një lidhje, i tregon se për momentin është single. 

Ajo thotë se ka qenë në një fejesë të gjatë me dikë nga mosha 16 vjeçare deri në moshën 23 vjeç. 

Për këtë fejesë ajo fajëson mamanë e saj pasi ajo ishte shumë e vogël. 

Monika e pyet nëse u lëndua nga ndarja, por Beniada shprehet jo sepse ishte ajo që e la.

“Ishte i fokusuar vetëm tek futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të”, shprehet ajo.

“Pas një lidhjeje 7 vjeçare erdhi një moment qe nuk e duroja dot më as kur më puthte”, duke treguar se kështu ajo I dha fund fejesës me të.

Top Channel
Lexo Më Shumë

Fifi ka hatërmbetje me banorët e tjerë




Ushqimi duket se do të jetë një temë delikate për banorët e shtëpisë. 


Pasi është bërë lista e ushqimeve të nevojshme për ditët në vazhdim, Fifi ka mbetur e pakënaqur me këtë listë. 

Ajo thotë se asnjë nga banorët nuk e ka pyetur për çfarë ka nevojë dhe gjithë lista është bërë pa atë.

Ndërkohë që është duke kryer provën e javës me Granitin, ajo i thotë Kledit se mënyra si e bënë listën pa marrë parasysh kërkesat e saj është e padrejtë dhe këtë gjë do e diskutojë me ata që bënë listën gati./ Top Channel
Lexo Më Shumë

“Të lutem mos bej seks brenda”/ Porosia që familjarët kishin për Arjola Demirin



Banorët kanë folur me njëri tjetrin se si familjarët e tyre e kanë pritur lajmin se do të ishin pjesë e Big Brother.

Arjola tregon se familja e saj e pritën shume mirë këtë lajm, ama nga mamaja kishte një amanet të fundit para se të futej në shtëpi.

“Te lutem mamit mos bej seks në shtëpi” ka thënë Arjola duke qeshur me zë të ulur banorëve të tjerë. 

Banorët e tjerë qeshën dhe e ngacmuan Arjolën se sa do ja dal ta mbajë këtë amanet që i ka lënë mamaja para se te futej në shtëpinë e Big Brother./ Top Channel

Lexo Më Shumë

Wednesday, October 6, 2021

‘Bluarja e kafesë’, Paloma dhe Sabiani pesimistë për realizimin e sfidës



Banorët e Big Brother Albania Vip kanë një sfidë mjaft të rëndësishme për të realizuar. Ata janë një ndër çiftet dhe duhet që të bluajnë 3 thasë kafe.

Çdo çift ulet nga 2 orë për të bluar kafe, por ata janë konfuz nëse sfida është për të premten apo për të shtunën.

Paloma dhe Sabiani janë njëringa çiftet. 

Paloma dukej pesimiste për realizimin e sfidës.

Pjesë nga diskutimi 

 Paloma: I kemi bërë 2 orë, pse nuk bie gongu. 

 Sabiani: I kemi bërë 2-4 kg. 

 Paloma: Këtë e kemi të premten, e vështirë për tu realizuar.
Lexo Më Shumë

Çudit Paloma! “Aldo Lipe ka qenë gjithmonë xheloz për suksesin tim”



Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve nisi rrugëtimin prej 100 ditësh në televizionin “Top Channel”.

14 personazhe te njohur publikë nisën zyrtarisht izolimin brenda shtëpisë së “Big Brother” ku do të ndajnë me publikun çdo detaj nga përditshmëria e tyre.

Që në orët e para të bashkëjetesës së tyre duket se banorët kanë gjetur urat e komunikimit për të treguar mes njëri-tjetrit ngjarje të rëndësishme, opinione dhe mendime mbi jetët private përtej mureve të asaj shtëpie.

Gazetarja e njohur Paloma, njëra prej konkurenteve, teksa po bisedonte me aktoren Arjola Demiri tregoi se në fillimet e karrierës së saj ishte ndjerë e xhelozuar nga eprori i saj Aldon Lipe.

Paloma shtoi se atëherë për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës nuk kishte shumë njohuri mbi mënyrën se si funksiononte media dhe se si mund të menaxhohej vëmendja e publikut.

Paloma akuzoi më tej se për shkak të kësaj xhelozie, Aldon Lipe është përpjekur vazhdimisht t’i denigronte asaj figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.
Lexo Më Shumë

Filloi Big Brother VIP! Prezantohen banorët VIP të shtëpisë më të famshme



“Big brother Albania Vip” sapo ka nisur ekperiencën e rrugëtimit dhe do te jete ne ekranin e Top Channel, deri ne janar.

Mbrëmjen e djeshme ne premierën e madhe i zbuluan 14 personazhet e parë.

Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Rudina apo e njohur prej shume vitesh si Paloma. Gjithashtu Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Semi Jaupaj, Granit Cana, Kledi Hysa, Arjona Demiri, Fifi, Ardit Cuni dhe Monika Lubonja janë emrat e parë që banuan shtëpinë e Big Brother. Një shtëpi e re, me ngjyra, shije dhe tepër komode.

Me karaktere dhe profesione te ndryshme, personazhet e Big Brother premtojnë shume spektakël dhe të papritura.

“Big Brother Vip” mund te ndiqet 24 ore ne dy kanale te dedikuara ne DigitAlb. Big Brother Vip 1 dhe 2 ne formatin HD. Dhe do te ofrohet falas deri me 10 tetor!

Nën produksionin e Lori Hoxhës, moderimin e Arbana Osmanit, si dhe me komentin e Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari, shfaqja e madhe sapo filluar dhe premtoj shume surpriza. Big Brother po ju vëzhgon.
Lexo Më Shumë

Tuesday, October 5, 2021

Muzikë, kërcim dhe cigare”, ja si po e kalojnë natën banorët e Big Brother Vip



Startoi në ekranin e Top Channel, Big Brother Vip ku u prezantuan 14 konkurrentën e parë.

Por nata e parë ka nisur me shumë alegri ku dhe banorët po njihen njëri me tjetrin.

Në natën e parë banorët po shijojnë ritmet e muzikës dhe po kërcejnë së bashku.
Lexo Më Shumë

Shtëpia më e famshme në Shqipëri hap dyert/ Bëhen publik 14 personazhet VIP që do të garojnë për çmimin e madh



Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve hapi këtë mbrëmje dyert e saj. Pas 4 viteve, një edicion special rikthehet për të garantuar emocion, debate, lojra, spektakël.

Ndryshe nga çdo herë më parë, banorët e kësaj shtëpie janë personazhe të njohur publikë që do të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.

Spektakli i sotëm nën moderimim e Arbana Osmanit zbuloi për herë të parë për publikun emrat e banorëve që do të nisin rrugëtimin e izolimit brenda shtëpisë së Big Brother.

Ilir Shaqiri, Sheila, Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Fifi, Arjola Demiri, Sabiani, Kledi, Granit Cana, Beniada, Paloma, Ardit Cuni, Monika Lubonja, Elahaid Cufi, janë personazhet e njohur nga bota e medias, artit, sportit, kulturës të cilët do të ndajnë me shikuesit çdo ditë e më shumë nga përditshmëria dhe stili i tyre i jetesës.

Rrugëtimi sapo ka nisur por një gjë është e sigurtë…ky edicion do t’i mbërthejë të gjithë shqiptarët përpara ekranit.

Top Channel
Lexo Më Shumë

Ja kush janë dy ish futbollistët seksi që u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri



Dy banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë ish futbollistë, modelë dhe shumë seksi. Kërkesa e të dyve për “Vëllain e Madh” lidhet me palestrën, njëri kërkon pajisje ndërsa tjetri kërkon proteina në mënyrë që të mbajnë trupin në formë edhe gjatë izolimit.

Granit Cana: Kam luajtur futboll. Jam marrë dhe me modelizëm, kam bashkëpunuar edhe me Fadil Berishën. BBV e shikoj si alternativë që mund të më hapë rrugë për të ardhmen. Është sfidë e re por jam hiperaktiv. Nëse Big Brother do të ishte fushë futbolli, do të isha fantazist me numrin 10. Kam edhe një kërkesë për Big Brother, ndoshta është qesharake por më duhen proteina për të ushtruar fitness.

Kledi Hysa: Që në moshën 14 vjeç jetoj në Austri. Mbi 15 vite ka që punoj si model në të gjithë europën. Jam tip shumë energjik, të gjithë një jetë kemi. Unë e dua jetën. Mendoj dhe shpresoj të ketë vajza dhe djem të bukur. Kjo do të jetë një sfidë me vetveten shumë e fortë. Shprehja që më frymëzon është “shfrytëzoje ditën” dhe ta shijojmë në maksimum. Kërkesa ime është vetëm fitness studio.
Lexo Më Shumë