Wednesday, May 31, 2017

Fotinia: U martova dhe jam e lumtur





Fotinia flet me Fiorentinë në lidhje me vendimin që mori për t’u martuar me Danjelin. Ajo thotë se gjithçka buroi nga ndjenjat dhe është e lumtur për gjithçka.


“Mua më erdhi kjo lumturi dhe jam shumë e lumtur. Kjo është e ardhmja për mua prandaj u martova dhe pikë, ndërsa gjërat e tjera ja lë Zotit në dorë”, thotë ajo.


Fotinia u përgjigjet edhe pjesës së banorëve që thonë se e bëri për lojë këtë, së bashku me Danjelin.


“Edhe pse jam e martuar, unë nga këtu do të dal me fytyrën time”, shton ajo.


Fiorentina thotë se u përpoq të martesa e tyre të mos bëhej objekt bisede nga banorët e tjerë, ndërsa shton se ajo me Olsin kanë shijuar çdo moment qëndrimi në Big Brother dhe se edhe nëse dalin do të dalin me ballin lartë prej shtëpisë.