Wednesday, May 31, 2017

Fiorentina-Fotinisë: Edhe unë do thoja “Po”, por do isha penduar më pas





Fiorentina ua përsërit edhe njëherë tjetër qëndrimin që ka për martesën vetë Danjelit dhe Fotinisë.


“Unë thashë bravo ju qoftë që morët një vendim kaq të bukur si martesa. Edhe unë do të kisha pranuar si ty Fotini, por më pas do të isha penduar. Ja thashë edhe Olsit që ju mbështes për këtë, por unë si Fiorentinë do të kërkojë një ditë, ose dy ditë kohë për t’u menduar se kështu jam”, thotë ajo.


Fiorentina i tregon çiftit të sapomartuar edhe mendimin e Olsit për këtë.


“Ai më tha që dashurinë e kanë përjetuar këtu brenda dhe jo jashtë. Më tha që Fotinia e ka bërë një gjë të tillë se ka vuajtur shumë dhe në momentin e parë që i erdhi lumturia, e pranoi”, rrëfen Fiorentina.