Në shtëpi mbërrin një zarf dhe ai ka të bëjë me provën e javës për buxhetin.
Zarfin e lexon Fotinia: “Prova e javës konsiston në një lojë delikatese dhe përqendrimi. Provën duhet ta bëni të gjithë me radhë të ndarë sipas listës. Njëri nga partnerët duhet të rrijë shtrirë te sëndukët, ndërsa banori tjetër duhet të tërheqë mollën në gjithë trupin e personit të shtrirë nga këmbët deri te goja, duke përdorur vetëm gojën. Nëse njëri prej çifteve e rrëzon mollën, atëherë duhet ta vazhdojë një tjetër çift. Vajzat duhet të veshin streçe dhe kantieri, ndërsa djemtë nuk duhet të veshin bluzë, por vetëm xhinse”.
Banorët nisën menjëherë provën, e cila rezultoi mjaft interesante, por njëkohësisht edhe e vështirë për ta.
Rezultatin e kësaj prove, banorët do ta mësojnë të shtunën në mbrëmjen e spektaklit të kësaj jave.