Showing posts with label Ambra. Show all posts
Showing posts with label Ambra. Show all posts

Saturday, May 27, 2017

Olsi në dush me Ambrën…





Olsi dhe Ambra rastësisht kanë përfunduar duke bërë dush në të njëjtën kohë.


Ambra ishte futur më parë në dush, ndërsa pas saj qëndronte Elsamedi, i cili pastronte mjekrën.


Më pas, vjen Olsi që nuk heziton të futet edhe ai në dush në të njëjtën kohë edhe pse aty ishte edhe Ambra. Ndërsa Elsamedi vazhdonte të qëndronte pas tyre duke pastruar mjekrën.




Olsi nis të flasë me Ambrën për Musën dhe Donën, duke i thënë asaj se Musa preket shpejt për një gjë që i thotë partnerja e tij.


Lexo Më Shumë

Thursday, May 25, 2017

Prova e mollës, delikatesë dhe përqendrim!





Në shtëpi mbërrin një zarf dhe ai ka të bëjë me provën e javës për buxhetin.


Zarfin e lexon Fotinia: “Prova e javës konsiston në një lojë delikatese dhe përqendrimi. Provën duhet ta bëni të gjithë me radhë të ndarë sipas listës. Njëri nga partnerët duhet të rrijë shtrirë te sëndukët, ndërsa banori tjetër duhet të tërheqë mollën në gjithë trupin e personit të shtrirë nga këmbët deri te goja, duke përdorur vetëm gojën. Nëse njëri prej çifteve e rrëzon mollën, atëherë duhet ta vazhdojë një tjetër çift. Vajzat duhet të veshin streçe dhe kantieri, ndërsa djemtë nuk duhet të veshin bluzë, por vetëm xhinse”.


Banorët nisën menjëherë provën, e cila rezultoi mjaft interesante, por njëkohësisht edhe e vështirë për ta.


Rezultatin e kësaj prove, banorët do ta mësojnë të shtunën në mbrëmjen e spektaklit të kësaj jave.


Lexo Më Shumë

Ambra: Elsamedi i ka varur turinjtë





Vajzat e kanë nisur me shumë vrull dhe urdhrat ndaj djemve kanë qenë të shumta pasi fituan lojën me pantonime një natë më parë, por nëse do të vazhdojnë me këto urdhra duket se djemtë do të kenë të vështirë deri ditën e shtunë.


Ambra e ka urdhëruar disa herë, për gjëra nga më të ndryshmet Elsamedin, dhe pse ai ja ka plotësuar deri tani duket i mërzitur dhe këtë gjë e ka vënë re edhe Ambra teksa ishte në krevat së bashku me Donën.


“Shiko Elsamedin, ai i ka varur turinjtë që tani”, thotë Ambra, e cila më herët i “qau hallin” Musës se po urdhërohej shumë nga Dona.


Lexo Më Shumë

Ambra: I shkreti Musa, ç’po heq nga Dona





Ambrës i kanë bërë shumë përshtypje urdhrat që Dona i ka dhënë Musës pas lojës që vajzat e fituan me pantomime një natë më parë.


Ajo thotë se Dona po e urdhëron shumë Musën. “I shkreti Musë, çfarë është duke hequr prej Donës. E ka bërë t’i lajë këmbët. I kërkonte të ndryshonte pastën e dhëmbëve. I kërkoi kafe dhe t’i rregulloi krevatin. Dhe ai nuk ka refuzuar asnjëherë deri tani”, thotë Ambra.


Por Elsamedi i thotë se është vetëm një lojë dhe nuk ka asnjë të keqe që e ka urdhëruar aq shumë.


Lexo Më Shumë

Sunday, May 14, 2017

Olsi sqarohet me Elsamedin; Ambra e justifikon





Gjatë një klipi të transmetuar gjatë mbrëmjes së spektaklit u shfaqën edhe disa flirte mes Ambrës dhe Olsit.


Ky i fundit ka shkuar sot për të sqaruar Elsamedin rreth situatave të krijuara dhe për t’i bërë të qartë këtij të fundit se ai nuk ka asgjë me Ambrën.


“Edhe unë nuk u ndjeva mirë. U përdorën disa gjera që edh mua nuk më pëlqyen”, u thotë Olsi, Ambrës dhe Elsamedit.


Ky i fundit i thotë se problemi është tek gjuha e përdorur mes tyre, “Mënyra e komunikimit është e gabuar”, shprehet Elsamedi.


Ambra i del në mbrojtje Olsit, duke i thënë se nuk është faji vetëm i atij, por me këtë shprehje ajo e vuri veten në pozicion më të sikletshëm, pasi Elsamedi i thotë se “Faji është i atyre të dyve”.


Lexo Më Shumë

Endrra e Ambras








Endrra e ambres shiko videon














Lexo Më Shumë

Thursday, May 11, 2017

Ambra infekton djemtë, vajzat bëhen xheloze





Hyrja e Ambrës në shtëpinë e Big Brother, edhe pse me një partner në krah, ka shkaktuar jo pak turbullira tek marrëdhëniet e çifteve të vjetra, por edhe tek ato të reja.


E ndërsa Katerina dhe Fiorentina e kanë futur në “listë të zezë” Ambrën, duket se edhe Elisona ka filluar të bëhet xheloze.


Teksa janë në oborr, Ambra ngrihet dhe thotë se do të shkojë të lajë enët. Donaldi fillon t’i “qajë hallin”, duke u shprehur se “Është e lodhur edhe nga gjimnastika”.


Por pikërisht ky koment është bërë shkas për Elisonën që të reagojë ndaj partnerit. “Pse unë jam mirë”, i thotë ajo me një ton prej nevrike, duke shtuar se “Ti s’më thua mua nuk je mirë, ua thua të tjerëve”. Më pas ajo ngrihet dhe largohet me nerva.


Ndërkohë që Katerina dhe Fiorentina bëjnë thashetheme me njëra-tjetrën për sjelljet e Ambrës ndaj partnerëve të tyre, por edhe sjelljet provokative të atyre ndaj saj. E për ironi, Olsi e Lupçe ndodhen në kuzhinë për të gatuar, ndërsa Ambra është duke larë enët.


Përjashtim nga djemtë bën vetëm Musa, i cili nuk është infektuar nga Sindroma Ambra, por është bërë “xheloz” për Donën, e cila kalon më shumë kohë me vajzën nga Shkodra, sesa me të.


Lexo Më Shumë