Fiorentina qetësohet pasi flet edhe me Olsin dhe më pas reflekton për debatin me Elsamedin. Teksa është në krevatin e saj, ajo i thërret Elsamedit dhe i kërkon falje pasi në debat i tha atij gorillë.
“U shpreha gabim pak më parë. Të ofendova kur të thash gorillë dhe të kërkojë ndjesë. Por unë ndryshe nga ty, kur gaboj të kërkoj falje, por ti akoma s’më ke kërkuar ndjesë për ofendimet që më ke bërë mua dhe Olsit”, i thotë Fiorentina.
“Të kërkoj ndjesë për ofendimet që të kam bërë”, reagon Elsamedi, duke dashur më shumë të mbyllë diskutimin me Fiorentinën se sa të kërkojë falje.
“Unë të paktën, pasi rri edhe mendoj me veten time dhe kur them fjalën ofenduese që të ofendova dhe të preka, të kërkoj ndjesë. Unë e ndjej si detyrim të kërkoj ndjesë”, i thotë edhe një herë Fiorentina.