Showing posts with label Enida. Show all posts
Showing posts with label Enida. Show all posts

Sunday, May 28, 2017

Cifti Enida dhe Marjus Largohen nga shtepia e Big Brother Albania





Aventura e tyre në Big Brother përfundoi. Enida dhe Marjusi janë çifti më pak i preferuar nga publiku.


Ata humbën në përballjen përballë çifteve të tjera dhe Elsamedit, që në nominim ishte i vetëm pas vendimit për të vazhduar lojën i ndarë nga Ambra.


Në nominim ishte që të gjithë banorët, përveç Ambrës dhe çiftit Donald-Elisona.


Lexo Më Shumë

Saturday, May 6, 2017

FUTEN EDHE DY ÇIFTE NË SHTËPI





Surprizat në spektaklin e mbrëmjes së sotme në Big Brother janë të shumta. Pas çiftit Gastare-Admand në shtëpi u futen edhe dy çiftet të reja, duke i befasuar banorët e “vjetër” të shtëpisë.


Enida-Marjus dhe Elisona-Donald janë dy çiftet e reja që futen në shtëpi.


Ata u përshëndetën me banorët në shtëpi dhe menjëherë më të vjetrin treguan respekt, ku Musa dhe Dona i lëruan vendin.


Historia e Enidës dhe Marjusit ka nisur nga një njohje e përbashkët, por për të dy ka qenë dashuri me shikim të parë.


Kjo dashuri është kurorëzuar në martesë dhe tani ata kanë krijuar edhe familjen e tyre.
Çdo vështirësi që kanë hasur e kanë përballuar dhe tani sprova e radhës për ta do të jetë Big Brother.


Ndërkohë, Elisona dhe Donaldi janë njohur rastësisht në një festë ditëlindjeje. Që prej momentit të parë, Donaldi ka pasur pëlqim për Elisonën dhe ka dashur ta njohë më mirë.


Ndoshta ata kanë shumë pak të lidhur, por janë një shembull perfekt që koha së bashku nuk e përcakton afrimitetin e një çifti.


Lexo Më Shumë