Showing posts with label Elisona. Show all posts
Showing posts with label Elisona. Show all posts

Wednesday, May 31, 2017

E thënë nga Fiorentina: Ajo Elisona vetëm ha





Fiorentina ka disa vërejtje për Elisonën në lidhje me oreksin dhe këto vërejtje ja thotë partnerit të saj, Donaldit.


“Ajo vetëm pi cigare nuk di të pushojë, por gjithashtu nuk pushon dhe vetëm ha. Ja thashë njëherë, por kujton se ja them për të keq. S’ja them për keq, se që kur ka hyrë ka marrë dyfishin e kileve”, i thotë ajo.


Këtë vërejtje Donaldi thotë se ja ka bërë edhe ai vetë dhe më pas shton me shaka sesi e ka kuptuar që partnerja e tij është shëndoshur.


“E shoh vetën unë se i është rënduar dora”, thotë ai.


Lexo Më Shumë

Saturday, May 6, 2017

FUTEN EDHE DY ÇIFTE NË SHTËPI





Surprizat në spektaklin e mbrëmjes së sotme në Big Brother janë të shumta. Pas çiftit Gastare-Admand në shtëpi u futen edhe dy çiftet të reja, duke i befasuar banorët e “vjetër” të shtëpisë.


Enida-Marjus dhe Elisona-Donald janë dy çiftet e reja që futen në shtëpi.


Ata u përshëndetën me banorët në shtëpi dhe menjëherë më të vjetrin treguan respekt, ku Musa dhe Dona i lëruan vendin.


Historia e Enidës dhe Marjusit ka nisur nga një njohje e përbashkët, por për të dy ka qenë dashuri me shikim të parë.


Kjo dashuri është kurorëzuar në martesë dhe tani ata kanë krijuar edhe familjen e tyre.
Çdo vështirësi që kanë hasur e kanë përballuar dhe tani sprova e radhës për ta do të jetë Big Brother.


Ndërkohë, Elisona dhe Donaldi janë njohur rastësisht në një festë ditëlindjeje. Që prej momentit të parë, Donaldi ka pasur pëlqim për Elisonën dhe ka dashur ta njohë më mirë.


Ndoshta ata kanë shumë pak të lidhur, por janë një shembull perfekt që koha së bashku nuk e përcakton afrimitetin e një çifti.


Lexo Më Shumë