Friday, January 7, 2022

Puthje dhe përqafime/ Einxhel dhe Dagz kalojnë një natë ”të zjarrtë” në suitë



Einxhel dhe Dagz është dyshja e rradhës e cila ka vendosur të shijojë suitën e shtëpisë.

Ata kanë zgjedhur të shijojnë një natë romantike në privatësi të plotë.

Mbrëmja kaloi më shumë afrimitet mes çiftit teksa ata nuk janë kuryser në puthjet dhe përqafimet që i kanë dhënë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se një puthje e shkëmbyer pak ditë më parë konfirmoi Einxhel dhe Dagz si çiftin më të ri të shtëpisë.






Lexo Më Shumë

Papritur shpërthen në lot, çfarë ndodhi me Beatrix?


Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar se nuk i fsheh emocionet.

Rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka qenë me emocione të forta mes buzëqeshjes, lotëve dhe dashurisë.

Një natë më parë Beatrix pa priur ka shpërthyer në lot.

Arsyeja është se në shtëpi është vendosur kënga e Alban Ramosajt “Theje”. Këngëtarja nuk i ka mbajtur dot lotët pas zërit të vëllait dhe Donaldi ka nxituar ta përqafojë e ti fshijë lotët.




Lexo Më Shumë

“S’jemi çift akoma”, Dj Dagz bisedon me Einxhel: Kur të vijë dita e martesës…


Prej disa ditësh, Einxhel dhe Dj Dagz po shijojnë romancën e tyre. Në një bisedë gjatë mbrëmjes së kaluar, Einxhel po i thoshte që të imagjinonte po të kishte lënë shtëpinë të martën, kur ishte në nominim me Sarën.
Ndërsa DJ Dagz i tha se nuk do të ishin bashkë dhe nisnin të pyesnin njëri-tjetrin nëse janë cift. Pasi Dagz e coi bisedën tek martesa, Einxhel qeshi dhe shkëmbyen puthje.
Einxhel: Imagjino të kishe dalë të martën. Imagjino.
Dj Dagz: Nuk do kisha qenë me ty.
Einxhel: Po.
Dj Dagz: S’jam me ty akoma.
Einxhel: Pse?
Dj Dagz: S’jemi çift, apo jemi?
Einxhel: Jo. Banorë, banorë.
Dj Dagz: Njerëzit kur të vijë dita të martohen, do pyeten a jeni gati të jeni banorë banorë?
Einxhel: Dita me u martu?
Dj Dagz: Po.



Lexo Më Shumë

Wednesday, November 10, 2021

Spektakli nis me një surprizë të papritur, që gëzon të gjithë konkurrentët



Graniti, Monika, Sarah dhe Iliri ishin të nominuarit e javës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një nga të katërt duhet të linte sonte shtëpinë. Gjatë javës, u largua aktori Igli Zarka, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhje nevojës për t’u trajtuar në spital.

 Kështu, moderatorja Arbana Osmani, njofton se, meqë një banor e ka lënë shtëpinë e “Vëllait të Madh”, sonte askush nuk do të largohet, ndërsa nominimet vlejnë për ditët në vazhdim dhe një prej tyre do të eliminohet të premten.

Ra në sy përqafimi plot emocion i Fifit me Sarën. E pyetur nga Arbana, ajo thotë se “tani po e bën kunatë”, duke iu referuar flirtimeve që ka pasur këto ditë mes Sarën dhe Dj Pm.
Lexo Më Shumë

Banorët ngrenë dolli për Dj PM dhe Sarën





Mbrëmja e sotme është organizuar nga Sense Resto-Longue.

Banorët janë duke shijuar ushqimin e përgatitur nga shefat e kësaj kuzhine dhe duke u kënaqur në prezencën e njëri-tjetrit.

Nuk mungojnë dollitë e ngritura,ku ishte Donaldi ai që kërkoj që ata të ngrenë një dolli për Pajtimin dhe Sarën,dyshen më të preferuar në shtëpi.

Shpresojmë ti shohim gjithmonë banorët kaq të afruar dhe të bashkuar me njëri-tjetrin.

Lexo Më Shumë

Merr fund armiqësia mes Semit dhe Fifit/ Vajzat tregojnë historinë e mosmarrëveshjeve



Konflikti mes Semit dhe Fifit para se të futeshin në Big Brother Vip ka marrë fund dhe të dyja kanë bërë paqe. 

Fifi është shprehur se Semi nuk e ka falënderuar kur ajo i ka qëndruar shumë pranë në momente shumë të vështira të jetës së saj, ndërsa të dyja e kanë sqaruar këtë çështje. 

“Unë nuk jam njeriu që them faleminderit me fjalë. Mendoja se ia kisha thënë duke treguar gjërat e mia personale, që nuk ia them njeriu. Falënderova Florin, Klajdin, Brunon atë natë. Po të kam qenë mirënjohëse sidomos tani pas bisedës sepse e di që kam nevojë për një njeri që e di se si jam vërtet”, tha Semi.

Semi i ka kërkuar falje, pasi është vetë personi që nuk tregon mirënjohje me fjalë për personat që i rrinë afër, duke theksuar se është një nga gjërat që duhet të ndryshojë tek vetja.

Edhe Fifi e ka pranuar që e ka pasur edhe ajo një pjesë të fajit, por që tani kanë mbështetjen e njëra-tjetrës.

“Shumë mirë që u hap puntata me muhabetin tonë, se banorët se kanë kuptuar këtë gjendjen tonë. Kam ndjerë një lloj përgjegjësie, boshllëku, se realisht kam thënë është Semi brenda e kur kemi hy s’kemi fol me njëra tjetrën, pa sens fare. Por jam shumë e lumtur që mu rikthye shoqja. E kam parë shumë shpesh Semin keq, por unë e kuptoj që jam kokëmushkë. Por ditët e fundit e kam parë që s’ka qenë mirë. E ndjeva që duhet me u sqaru me Semin dhe me e heq këtë energji negative dhe me ia nis aty ku e kemi lënë përgjys”, tha Fifi.
Lexo Më Shumë

Ana dhe Mikela puthen në buzë/ Djemtë çohen për të lënë studion /Foto



Një puthje në buzë në prapaskenë mes Anës dhe Mikelës ka sjellë situatë të çuditshme në Për’Puthen këtë të mërkurë.


Vajzat janë puthur pas lojës në grup mes djemve dhe vajzave. 

Kur janë pyetur në studio, Ana ka thënë se më shumë ka shance që të dilte me Mikelën në takim se sa me një pjesë të djemve në panel. 


“Unë e dashuroj figurën e femrës dhe Mikela është një vajzë që i përmbush të gjitha, si nga karakteri, si nga pamja. Më shumë shanse ka që të dal me Mikelën se sa shumicën nga çunat. Mua më pëlqejnë meshkujt”, tha Ana.

Lexo Më Shumë