Fiorentina dhe Olsi janë bezdisur gjatë natës nga banorët e tjerë që nuk i kanë lënë të flenë gjumë të qetë.
E ndërsa Olsi premtoi se do t’i zgjonte banorët duke përplasur tenxheret në mëngjes, por ndryshe nga ai, Fiorentina e ka mbajtur premtimin se do t’i zgjonte me tharësen e flokëve.
Sapo është zgjuar, Fiorentina ka marrë tharësen e flokëve dhe ka shkuar pranë krevatit të Elsamedit, duke ndezur dhe bën sikur po than flokët.
“Që ta kuptosh, se çdo të thotë të të zgjojnë”, i thotë Fiorentina Elsamedit. Por “ndëshkimin” e Elsamedit e vuan edhe Ambra, e cila i kërkon Fiorentinës të mos vijojë më. “O Fior, se e ke me këtë, mos ma shfry mua”, i thotë Ambra.