Gjatë një klipi të transmetuar gjatë mbrëmjes së spektaklit u shfaqën edhe disa flirte mes Ambrës dhe Olsit.
Ky i fundit ka shkuar sot për të sqaruar Elsamedin rreth situatave të krijuara dhe për t’i bërë të qartë këtij të fundit se ai nuk ka asgjë me Ambrën.
“Edhe unë nuk u ndjeva mirë. U përdorën disa gjera që edh mua nuk më pëlqyen”, u thotë Olsi, Ambrës dhe Elsamedit.
Ky i fundit i thotë se problemi është tek gjuha e përdorur mes tyre, “Mënyra e komunikimit është e gabuar”, shprehet Elsamedi.
Ambra i del në mbrojtje Olsit, duke i thënë se nuk është faji vetëm i atij, por me këtë shprehje ajo e vuri veten në pozicion më të sikletshëm, pasi Elsamedi i thotë se “Faji është i atyre të dyve”.